http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti rus ka miratuar me unanimitet një ligj të ri për mediat I cili ka në shënjestër "mediat ndërkombëtare", që tërësisht ose pjesërisht financohen nga shtete te ndryshme. Teksti i amendamentit përcakton mediat si persona juridikë që janë "të regjistruar në një shtet të huaj ose një strukturë të huaj që vepron pa u regjistruar si kompani dhe lejon që faqet e internetit të organizatave të ndaluara ose ekstremiste të bllokohen pa kërkuar miratimin nga gjykatat. Ligji hyn në fuqi, kur edhe senati dhe presidenti Vladimir Putin ta miratojnë atë. Këshilli federativ më 22 nëntor do të shqyrtojë draftin. Ligji i miratuar është pasojë e përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Rusisë. Uashingtoni e akuzon Moskën, se ka influencuar zgjedhjet presidenciale më 2016 - edhe me ndihmmën e televizionit Russia Today të financuar dhe të drejtuar nga shteti. Kremlini e konsideron këtë si sulm ndaj mediave dhe interesave ruse. Ndërkohe Departamenti amerikan i shtetit ka reaguar duke e kritikuar Moskën për vendimin dhe thotë se po e monitoron legjislacionin.