30 banorëve të fshatit Palokastër në Gjirokastër i rrezikohet jeta për shkak të erozionit. Situata, sipas banorëve është kritike, ndërsa shprehen se kanë katër ditë që flenë me frikë. Ata theksojnë se kanë bërë apel për ndihmë dhe se janë ankuar për problemin në fjalë ehde në Bashki, por nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje, ndërsa situata sa vjen edhe përkeqësohet.
?Jemi rreth 10 familje në lagje, por më së shumti rrezikohen 7 shtëpi. I kam dërguar ankesat nëpër institucionet përkatëse, por deri tani asgjë. Ndërhyrjet në pjesën e Lunxherisë rrezikuan shtëpitë tona. Të gjitha shtëpitë nga barrikata e ngritur për të mbrojtur vreshtat e Lunxherisë na kanë dëmtuar. Nuk ka ardhur asnjë të na shikojë.?, u shpreh një banor.
Ndonëse nuk shquhet për erozion, ky fenomen është mjaft i theksuar vitet e fundit në fshatin Palokastër.