Ora News – Xhafaj me policinë në Elbasan, informohet për rezultatet kundër krimit të organizuar

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj paralajmëron vetting të plotë e të shpejtë në strukturat e drejtorisë së Elbasanit. Kreu i dikasterit të rendit zhvilloi një takim me drejtuesit kryesorë të Policisë në Elbasan, vetëm pak javë pas shkarkimit të 12 drejtuesve dhe efektivave të kësaj Drejtorie.

Takimi i Ministrit me policinë lokale atje, sipas burimeve zyrtare kishte për qëllim për të parë nga afer procesin e ristrukturimit të strukturave të kësaj Drejtorie, ku pas shkarkimit të titullarit të mëparshëm, është komanduar drejtues Altin Qato.

Gjatë qëndrimit në drejtorinë e policisë së Elbasanit, Ministri Xhafaj u informua per ecurine procesit te ristrukturimit, pas ngjarjeve të rënda të pa zbardhura që kanë ndodhur në këtë qytet.

"Elbasani pas reformimit të plotë që do i nënshtrohet drejtoria vendore do kthejë besimin e plotë te qytetarët duke garantuar rend dhe qetësi dhe luftë të pamëshirshme ndaj të gjitha figurave të krimit", ka thënë Ministri pas takimit.

Xhafaj ka paralajmëruar përjashtimin nga radhët e policisë të punonjësve të lidhur me krimin si dhe zbulimin e krimeve të kryera në këtë qytet gjatë viteve të fundit.

Burimet zyrtare thanë se takimi ne Policine e Elbasanit, u zhvillua edhe sepse ne kete Drejtori do te implementohet nje projekt pilot ne 2018 per Policimin ne Komunitet dhe kontrollin e territorit.

Gjatë takimit me drejtuesit e policisë së Elbasanit, Ministri Xhafaj është informuar edhe per rezultatet ne luften kunder krimit te organizuar.

Policia e elbasanit u përfshi nga një skandal pas ngjarjes së ndodhur në muajin shtator, ku një makinë e blinduar goditi automjetin e zv.drejtorit të qarkut gjatë një aksioni për kapjen e personave me precedent penal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/xhafaj-me-policine-ne-elbasan-informohet-rezultatet-kunder-krimit-te-organizuar

Free Traffic Exchange