Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Industria e kanabisit në Shqipëri u organizua nga kokat e shtetit. Kështu tha kryetari i ZJIDHJE-s, Koço Kokëdhima në studion e ?Ekopolitikë?.
Kokëdhima deklaroi se qëndrimi i qeverisë për propozimin e tij për legalizimin e kanabisit ishte një qëndrim mafioz.
Kokëdhima: Këtë ekonomi nuk e bënë fshatarat, as bujqit këtë e bënë këta qeveritarët, e bëri ky grup i strukturuar kriminal në kokën e qeverisë që e organizuan gjithë kartelin e kanabisit në Shqipëri. Nuk e bënë fshatarët kanabisit. Ata ishin skllevërit e kësaj industrie kriminale. Propozimi im ka qenë dhe është një propozim shumë aktual. Qeveria jonë përfaqësoi mafien në këtë debat, nuk përfaqësoi interesin e popullit, sepse po të kishte përfaqësuar interesin e popullit do ta kishte diskutuar këtë projekt dhe do kishte marrë një vendim të arsyeshëm si gjithë vendet e tjera. E bënë kanabisin për vete dhe nuk e bënë për buxhetin dhe popullin
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kokedhima-industria-e-kanabisit-ne-shqiperi-u-roganizua-nga-kokat-e-shtetit