Ora News – Kokëdhima: Shqipëria nuk bën dot bujqësi, do ushqehemi me produkte sllave

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bujqësia shqiptare nuk mund të konkurrojë me bujqësinë e rajonit. Kështu u shpreh kreu i ZGJIDHJE-s, Koço Kokëdhima. Në studion e ?Ekopolitikë? me gazetaren Aurora Sulçe, Kokëdhima tha se qeveria shqiptare subvencionon bujqsinë me vetëm 3 euro për hektarë.

Kokëdhima: Me kushtet që kemi ne, me prapambetjen që kemi ne, me bujqësinë që kemi ne është e sigurtë që Shqipëria nuk do ta bëjë dot as bujqësinë.

Shqipëria subvencionon bujqësinë 3 euro për ha, ndërkohë Serbia e subvencionon bujqësinë 80 euro për ha, Kosova 45 euro për ha, Bosnja e subvencione 31 euro për ha, Mali i zi 21 euro për ha, Maqedonia 145 euro për ha.

Bujqësia e Shqipërisë përbën 20 % të GDP, bujqësia e Maqëdonisë përbën 8 % të GDB. Sa është buxheti i bujqësisë në Shqipëri? 10.9 mld lekë është buxheti i 2018. Ndërkohë Maqedonia me 8 % të GDP i jep 180 mln euro bujqësisë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/kokedhima-shqiperia-nuk-ben-dot-bujqesi-do-ushqehemi-me-produkte-sllave

Free Traffic Exchange