Report TV - Rrjedhje gazi nga kaldaja e një shkolle në Bulqizë, disa nxënës të asfiksuar

2018-05-09 0

BULQIZË- Paraditen e sotme në shkollën e mesme të Shpenzës në Bulqizë, rreth 60 nxënës janë asfiksuar nga tymi që ka shkaktuar kaldaja, pasi po testohej për t'u përdorur për ngrohje.

Sipas policisë, shkak ka qenë oxhaku i mbyllur, duke bërë që tymi të përhapet në ambjentet e shkollës duke shkaktuar asfiksimin e disa nxënësve. Një nxënese me inicialet A.M, 16 vjeçe, është sjellë me helikopter në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

60 nxënës të moshave 16-18 vjeç kanë pësuar asfiksi dhe po marrin mjekimin. 34 nxënës po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës ndërkohë 25 të tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mjeku Shahin Kaja i kontaktuar nga Report Tv thotë se nxënësit janë transportuar drejt spitalit të Bulqizës, ku dhe do marrin mjekim më të specializuar. Ai ka ka thënë se nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën. "Nxënësit kanë pasur probleme me tensioni, por tashmë janë jashtë rrezikut për jetën. Në spitalin e Bulqizës janë trajtuar 36 nxënës, 23 janë dërguar në Peshkopi, ndërsa një nxënëse është transportuar në drejtim të Tiranës", u shpreh mjeku Kaja. Në vijim të informacionit paraprak ku bën fjalë për disa nxënës të një shkolle të mesme që janë asfiksuar si pasojë e tymit të shkaktuar nga kaldajat ju informojmë se : 34 nxënës po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

25 nxënës po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një nxënese me inicialet A.M, 16 vjeçe, është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializua.