Report TV - Babai i Aleksandër Shkulakut, dëshmia e plotë

2018-05-09 1

Pas dezertimit të katër ushtarakëve shqiptarë të repartit komando në Britaninë e Madhe, ku kishin shkuar për një trajnim, ka reaguar për Report Tv babai i një prej tyre.

Ushtarët Ylber Tokrri, Aleksandër Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi nuk u kthyen më në Shqipëri, por nuk u kthyen me pjesën tjetër të ushtarakëve, duke vendosur të emigrojnë në Britaninë e Madhe. Ky veprimi i tyre dhe njëherazi thyerje e ligjit ushtarak, ka alarmuar Ministrinë e Mbrojtjes e cila ka nisur një kallëzim penal.

Lulzim Shkulaku, babai i Aleksandër Shkulakut nga Pogradeci, ka thënë thë se djali ka dezertuar për shkaqe ekonomike. Ai i ka bërë apel të kthehet në atdhe, pavarësisht se siç thekson, shteti nuk e ka vlerësuar për kontributin e tij. "Lajmin e morëm vesh nga të njohurit tanë. S'kami komunikuar me të që në momentin që u nis me misionin trajnues. E konsideron veprimin e djalit si të nxituar. I bëj thirrje të kthehet në Shqipëri. Arsyeja që ai nuk kthehet është gjendja ekonomike. Shteti nuk e ka vlerësuar për kontributin e tij. Djali ka kryer dhe misione të tjera jashtë shtetit ku është vlerësuar me certifikata. I bëj thirrje djalit të kthehet sa më shpejt dhe të japë kontributin në vendin e tij, për veten e tij dhe familjen e tij".