stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-54-sezoni-3/
Kryeministri Rama disa herë ka deklaruar si prioritet arsimin profesional. Por në Kavajë, shkolla e mesme profesionale ?26 Marsi? po bjerret. Vetëm ditët e fundit janë larguar 4 mësues, me justifikimin se nuk kishte orë mësimi për ta.
Mes arsimtarëve të larguar është dhe Sefer Hoxhalli, një mësues fizike model, i cili për një vit mbush moshën e pensionit. Drejtori i shkollës, Bledar Teferiçi thotë se për shkurtimet ka udhëzime nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe ajo e Arsimit, por nuk u tregon asnjë dokument punonjësve.
Hoxhalli kërkon të mbushë moshën e pensionit në mësimdhënie dhe shkolla të përmirësojë cilësinë.
Gazetarja e emisionit ?STOP? interviston drejtorin e shkollës e po ashtu realizon një bisedë telefonike me drejtoreshën e Zyrës Arsimore, Suela Peza.
Për mësuesin në prag pensioni, ata sugjerojnë futjen në portal, ndërsa për lëvizjet e fundit bien në kundërshtim me njëri-tjetrin, lidhur me komunikimin me ministritë përkatëse.
Emisioni ?STOP? i është drejtuar Kavajës, pasi në shkollën e mesme profesionale ?26 Marsi? janë evidentuar disa problematika prej vitit 2014 e deri më sot.
Në mes të sezonit shkollor 2014-2015 është mbyllur dega Teknologji ? Informacioni, duke iu thënë nxënësve të ndërrojnë degë.
Gjatë viteve 2015 dhe 2016 janë larguar nga kjo shkollë 59 nxënës të vitit të parë. Në Shtator të vitit 2017 shkolla ka shtyrë datën e regjistrimeve, sepse rrezikonte që të mbyllej.
Më datë 5 Tetor 2017 drejtori Bledar Tefericci ka njoftuar se 4 mësues do të ndërpresin marrëdhënien me këtë shkollë dhe më 16 Tetor ka dalë vendimi për largimin e tyre nga puna, me motivacionin se nuk plotësojnë normën mësimore.
?Quhem Sefer Hoxhalli, jam mësues i fizikës, i diplomuar në Universitetin e Tiranë. Prej vitit 1977 e deri më 16 Tetor 2017 kam dhënë pa ndërprerje asnjë ditë veprimtarinë time si mësues. Më 16 Tetor të këtij viti, me vendim të drejtorit të shkollës, pushohem nga puna, për arsyen se mungojnë orët. Përfytyroni një mësues, që ka dhënë 40 vjet punë, ka sakrifikuar pjesën më të madhe të tij në arsim dhe në momentin e fundit, kur mua më duhet edhe një vit për të dalë në pension, më flakën në rrugë!?
Mësuesi tregon se sipas drejtorit, vendimi për pushimin e tij nga puna ka ardhur me email nga Ministria e Arsimit, të cilën ai nuk e ka parë kurrë.
Hoxhalli kërkon që të qëndrojë edhe një vit në arsim sa të dalë në pension dhe që shkollën ?26 Marsi? të investohet, pasi nuk ka kushtet për t?u quajtur shkollë profesionale.
Gazetarja e emisionit ?STOP? telefonon drejtorin e shkollës ?26 Marsi?, pasi nuk ndodhej në shkollë gjatë orarit zyrtar të punës.
Gazetarja ? Përshëndetje, zoti Bledi! Si kalove?
Drejtori ? Përshëndetje!
Gazetarja ? Unë jam Odeta, gazetare nga emisioni ?Stop?!
Drejtori ? Po, shumë mirë!
Gazetarja ? Ju nuk ndodhe...