48 orë pas deklaratës së bashkisë Shkodër në lidhje me vendosjen e kamerave të sigurisë në mjediset e shkollave nëpërmjet drejtueses ekonomike të zyrës arsimore Aulida Anamali, kanë ardhur reagimet e drejtuesve të shkollave të përmendura në deklaratë.
Këto të fundit kanë hedhur poshtë deklaraten e bashkisë, sipas tyre fondet për vendosjen e kamerave jane kontribute të komunitetit të prindërve dhe jo institucionit lokal të bashkisë Shkodër. Drejtuesja e shkollës 9-vjeçare ?Branko Kadija?, Surrila Mlloja, I ka kërkuar bashkisë Shkodër ta përgënjeshtrojë këtë deklaratë të pavertetë.
?Me autoritetin dhe përgjegjësinë që më jep detyra që kam si drejtore e këtij institucioni. Kam kurajën që të deklarojë me përgjegjësi të plotë se bashkia nuk ka mundësuar vendosjen e kamerave të sigurisë në shkollë? tha ajo.
Të njëjtin qendrim ka mbajtur edhe drejtoresha e gjimnazit ?Jordan Misja? Ardiana Ndreu, e cila tha se kamerat e sigurisë janë vendosur falë projektit të ministrisë së arsimit rreth 1 vit e gjysëm më parë dhe fondeve të komunitetit të prindërve.
?Nuk është e vërtetë se bashkia e Shkodrëes ka vendos kamera në gjimnazin ?Jordan Misja?. Këtu ne i kemi vendos para dy vitesh me një vendim nga bordi i shkollës?-tha drejtoresha Ndreu.
Drejtorja e shkollës së mesme ?28 Nentori? Albana Bushati, deklaroi se ky institucion arsimor është shkolla e parë në Shkodër që vendosi kamerat e sigurisë me vendim të bordit të prindërve dhe financimit të tyre më pas siguroi edhe projektin e ministrisë së Arsimit.