Ora News – Ngrohja në shkolla, Ministria e Arsimit urdhëron inspektim brenda fundjavës

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sistemet e ngrohjes së shkollave në të gjithë vendit do t?i nënshtrohet brenda kësaj fundjave një kontrolli të plotë!

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla u ka përcjellë vendimin të gjithë drejtuesve të shkollave dhe drejtorive arsimore duke marrë shkak nga asfiksimi i nxënësve në Shupenzë të Bulqizës

Kontrolli duhet të kryhet në bashkëpunim me pushtetin vendor, përgjegjës për ngrohjen në institucionet e arsimit

Ndërkohë Ministria e Arsimit vendosi ndalimin e procesit mësimor në gjimanzin ?Rifat Manjani? të Shupenzës deri në testimin e plotë të kaldajës me pelet, proces i cili sipas kryebashkiakut të Bulqizës, Melaim Damzi është bërë menjëherë pas ngjarjes.

Në reagimin e parë për ngjarjen, kryebashkiaku Damzi tha se institucioni që ai drejton është gati të mbajë përgjegjësitë ndërsa thekson reagimin në kohë.

?Unë jam këtu si kryetar bashkie për të marrë të gjitha përgjegjësitë tona. Kryesore është që nuk pati pasoja të rënda dhe situata u vu nën kontroll. Ne shkuam dhe ngritëm grupin e emergjencave civile. Unë edhe si prind edhe si mjek kam qenë në spital për të dhënë ndihmën e parë.

Kjo është një ngjarje aksidentale, para dy ditësh është bërë testimi pa praninë e nxënësve dhe ka qenë funksionimi i rregullt. Edhe dje në darkë është ndezur në prani të specialistëve 2-3 orë dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Kjo është ngjarje aksidentale, policia dhe prokuroria po hetojnë dhe do nxjerrin edhe shkaqet dhe ne do marrim përgjegjësitë tona?, deklaroi kryetari i bashkisë.

Ndërkohë Ministria e Arsimit sqaron se një nxënëse dhe një mësuese u sollën për trajtim të specializuar në QSUT ku situata u ndqo nga afër edhe nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiriu.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ngrohja-ne-shkolla-ministria-e-arsimit-urdheron-inspektim-brenda-fundjaves