Ora News – Nxënësit e shkollave në Tiranë sensibilizohen si të reagojnë në raste zjarri

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shërbimi zjarrëfikës i Tiranës kërkon që inisutuiconet arsimore të kenë plan evakuimi për të përballuar situata që lidhen me zjarrin. Ky institucion ka kryer një stimulim ndërgjegjesues për të sensibilizues nxënësit se si duhet të reagojnë nëse evidentojnë një situatë të pazakontë zjarri apo asfiksie.

Situata në Bulqizë nuk lidhet me zjarrin por është një alarm në lidhje me sigurinë e institucioneve arsimore aq më tepër kur flitet për ngrohjen në prag të dimrit.

Për kaldajat që vihen në punë apo për sobat në rastet alternativat e tjera mungojnë gjatë kësaj periudhe duhet të bëhet kujdes.

Shërbimi zjarrëfikës i Tiranës në gjimnazin Petro Nini Luarasi sensibilizuan gjimanzistët se si të reagojnë në rast se evidentojnë një situatë të pazankontë në shkollën e tyre.

Shkëlqim Goxhaj, Drejtori i Shërbimit Zjarrëfikës: Ne kërkojmë nga këta nxënës që asnjëherë mos ti kapë paniku në rast emergjencash, por gjithmonë duhet të fillojnë të reagojnë, si të shmangin emergjencat, si të ndihmojnë veten e tyre dhe shokët dhe ti japin hapësirat e nevojshme shërbimeve për ti dhënë ndihmën e parë. Një mesazh unë kam për institucionet arsimore në Tiranë, të cilat përdorin gjatë dimrit bombulat e gazit, duhet të tregojnë një kujdes të vecantë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/nxenesit-e-shkollave-ne-tirane-sensibilizohen-si-te-reagojne-ne-raste-zjarri