Kryebashkiaku i Bulqizës Melaim Damzi e cilëson si aksidentale ngjarjen në shkollën e mesme në Shupenzë ditën e sotme. Megjithatë ai thotë se mban përgjegjësi. Damzi shpjegon se pardje u bë testimi i kaldajës pa nxënësit dhe ishte në rregull, ndërsa pas ndezjes sot në orën 07:00 u bllokua oxhaku.
Për kryebashkiakun situata aktualisht është vendosur në kontroll. ?Pardje u bë testimi i kaldajës pa nxënësit në shkollë dhe gjithçka rezultoi se ishte në rregull. Sot kaldaja u ndez në orën 07:00, ndërsa u bllokua oxhaku. Ngritëm emergjencat civile të bashkisë, ndërsa situata në shkollë është vendosur në kontroll? deklaroi ai.