Report TV - TAP ndërton shkollën në Roskovec Rama: Vitin tjetër fëmijët libra falas

2018-05-09 1

Shkolla ?7 Dëshmorët? në fshatin Strumë të Roskovecit është rikonstruktuar tërësisht. Investimi me vlerë 567 mijë euro është pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të Gazsjellësit Trans Adriatik, TAP.
Rreth 290 nxënës të kësaj shkolle do të zhvillojnë mësimin në kushte shumë të mira dhe me masa sigurie shumë më të larta. TAP e ka pajisur shkollën e Strumës me sistem alarmi për zjarrin dhe shkallë për dalje emergjence.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri Damian Gjiknuri mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shkollës. Kryeministri tha se ky investim si dhe vepra të tjera infrastrukturore në shërbim të komuniteteve ku kalon gazsjellësi janë rezultat i negociatave të çelura nga qeveria.

?Pasi ishte firmosur kontrata nga qeveria e mëparshme, ku kishim trashëguar vetëm 6 milionë euro në formë kontributesh të kompanisë për komunitetin dhe arritëm me negocime jo edhe aq të lehta, por në fund të suksesshme dhe të mirëkuptuara edhe nga pala tjetër ta rrisim këtë fond në mbi 30 milionë.

Sigurisht që është për ne vërtet kënaqësi të shikojmë rezultatet e këtij ndryshimi të rëndësishëm në kontratën e trashëguar, por patjetër që ne duam të bëjmë edhe shumë më tepër akoma?.

Rama tha se vitin tjetër nxënësit do t?i marrin librat shkollore falas. ?Më vjen shumë mirë që të gjithë fëmijët që takova, duke filluar nga viti i ardhshëm, do t?i marrin librat falas, pra të gjithë fëmijët e fillores do t?i kenë librat falas, që do të jetë një lehtësim i rëndësishëm për buxhetin e prindërve të tyre që mund të përdoret pastaj për të tjera gjëra në shërbim të fëmijëve.?

Free Traffic Exchange