Dezertimi i 4 komandove,ish-shefi i SHIU-it Zyla:Nuk është fenomen i ri

2018-05-09 0

I ftuar në Report Tv, ish kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak ,Ylli Zyla u shpreh se dezertimi i katër ushtarëve nga misioni në Angli është një rrezik që do të pasohet nga të tjera dezertime, pasi ushtarët janë të përbuzur dhe të fyer nga trajtimi që iu bëhet.

?Kjo ndodh sepse lidershipi i ka përbuzur, mashtruar e vjedhur ushtarakët shqiptarë, prandaj dhe ndodhin dezertimet. Kjo është për faj të Mimi Kodhelit dhe ish-shefit të Shtabit për 4 vite. Ky është rrezik dhe alarm, pasi do të ketë të tjerë që do të largohen nga FA-të, mos me dezertim me dëshirë dhe kërkesë?, u shpreh Zyla.

Ylli Zyla thotë se, ?për vite me radhë kanë dezertuar nga FA shumë komando të aftë për të cilët janë paguar miliona lekë për trajnimin e tyre. Nuk mundet një ushtarak që të jetojë me 300 mijë lekë në muaj dhe me një dietë ushqimore me 20 mijë lekë të vjetra në muaj. Ushtarakët duhet të denoncojnë këto raste abuzive. Buxheti i FA është 0.8% i GDP-së dhe është shumë pak, pasi 2% e GDP-së ushtrisë i duhet vetëm për rroga dhe pajisje. Më 0.8 % ose 1.2% nuk bën gjë tjetër vetëm se merr rrogën dhe shkon në shtëpi, nuk ke forcë operacionale. Me këtë buxhet ushtria mbyllet në kazermë dhe ushqehet?, shprehet Zyla.

Free Traffic Exchange