Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Idetë e 6 nxënësve të shkollës profesionale të Lezhës janë vlerësuar me medalje e diploma në një konkurs ndërkombëtar për arsimin profesional të mbajtur në Kroaci. Për nxënësit dhe drejtorin e shkollës ?Kolin Gjoka?, vlerësimet janë tregues i punës së mirë që po bëhet në këtë fushë!
6 nxënës të shkollës profesionale "Kolin Gjoka" në Lezhë janë vlerësuar me medalje dhe diploma në një konkurs ndërkombëtar të organizuar në Kroaci për Arsimin Profesional, ndërsa institucionit iu akordua certifikatë për arritjet.
Drejtori i Shkollës, Bardh Dedgjonaj tregon se idetë e biznesit dhe zhvillimit të turizmit nga nxënësit shqiptar tërhoqën vëmendjen e specialistëve të fushës dhe pjesëmarrësve në konkurs.
Bardh Dedgjonaj: U kthyen me medalje, certifikata, diploma qoftë të punës individuale, por edhe të punës në grup. Me diplomë është vlerësuar edhe shkolla jonë për këto rezultate. Ne jemi shumë të kënaqur dhe do të rrisim më shumë punën tonë që vitin tjetër, pse jo të kthehemi me medalje ari nga ky konkurs.
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/lezhe-studentet-e-shkolles-profesionale-marrin-medalje-ne-kroaci