Sulmohet me armë shtepia e Elton Cices

2018-05-09 3

Së paku tre persona të paidentifikuar sulmuan me armë banesën e Elton Çiçës, në qytetin e Tepelenës, në orët e para të mëngjesit. Autorët kanë qëlluar disa herë, në drejtim të banesës por më pas janë larguar, pasi kanë marrë serverin e kamerave të sigurisë së banesës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3:20 minuta të mëngjesit, kur babai i Elton Çiçës, Naim Çiça, dëgjoi zhurmë në oborrin e shtëpisë dhe ka njoftuar policinë. Në kohën kur agresorët konstatuan se ishin diktuar nga pronari i shtëpisë, qëlluan me armë në drejtim të banesës. Dhe më pas u larguan.

.Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por policia po heton në pistën e grabitjes dhe në pistën e një sulmi të mundshëm që po përgatitej ndaj familjes së Elton Çiçës. Ky i fundit mbeti i vrarë mbeti i vrarë me 1 Maj të vitit 2016, në kryeqytet, pas një serie hakmarrjesh, mes tij dhe një grupi rival të Jani Alisë e Nelgert Patës.

Për vrasjen e Çiçës, Jania Alia është në kërkim, ndërsa është arrestuar Renato Milloshi. Nga ana tjetër Nelgert Pata, mbeti i vrarë në një atentat me 21 nëntor të viti të kaluar në Fier. Pas njoftimit të marrë policia u nis drejt banesës ku u dha njoftimi. Blutë gjetën 5 gëzhoja në vendin e ngjarjes, nga të cilat tri ishin të një automatiku ?Kallashnikov? dhe dy të një pistolete ?Makarov?.

Hetuesit nuk vunë re dëmtime në banesë, nisën verifikimet e nevojshme. Sulmi i mëngjesit të sotëm është i dyti ndaj familjes së Elton Çiçës. Me 31 mars të vitit 2015, persona të paidentifikuar grabitën 5 mijë euro. Në kohën e sulmit në shtëpi ndodheshin edhe prindërit e Çiçës. Blutë kanë kryer disa kontrolle banesash dhe po vijojnë me verifikime të tjera të nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.

Tv Klan

Free Traffic Exchange