Prokuroria kerkon burg përjete per Denis Shtrazen

2018-05-09 1

Burgim të përjetshëm ka kërkuar Prokuroria për Krimet e Rënda për Denis Shtrazën i akuzuar për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Gazmend Çollakut. Ngjarja për të cilët akuzohet 31-vjeçari ndodhi në janar të vitit 2016. Fillimisht Çollaku u rrëmbye në qendër të qytetit të Durrësit dhe një ditë më pas u gjet i vdekur në Murqin të Fushë-Krujës.

34-vjeçari u gjet i dhunuar , me duar të lidhura dhe i qëlluar katër herë me pistoletë. Për këtë ngjarje prokuroria arrestoi Shtrazën dhe shpalli ne kerkim Ervin Dalipajn, ish-oficer policie. Për këtë të fundit gjykimi u pushua pasi i ekzekutua në një atentat sëbashku Juxhin Dautaj, në autostradën Durrës-Tiranë.

Prokuroria përveç provave shkencore si ADN e të pandehuri, kamera sigurie solli si provë edhe një informacion policor. Sipas këtij informacioni Shtraza dhe Çollaku kanë pasur konflikt mes tyre, pasi ky i fundit e kishte plagosur.

Në këtë informacion i pandehuri thotë se nuk ka për ta falur Çollakut dhe do të marrë hak. Vetë i pandehuri Shtraza, nuk e ka pranuar këtë akuzë gjatë fazës hetimore dhe procesit të gjykimit. Edhe këtë të premte ai ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ku e priti qetësisht kërkesën e prokurorisë për dënimin e tij me burg të përjetshëm. Mbrojtja do të paraqesë para gjykatës pretendimet e saj në 30 Nëntor dhe më pas gjykata pritet të japë vendimin.

Free Traffic Exchange