Ora News - Basha ‘informon’ Austrinë: Pas kanabisit, Shqipëri po kalohet tek trafikimi i heroinës

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në takimin me Zëvendësministrin e Jashtëm të Austrisë, Michael Linhart, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi qeverinë ?sipas deklaratës së shpërndarë nga PD- si tërësisht të paralizuar për shkak të situatës së krijuar në vend nga zbulimi i lidhjeve të saj më trafikun ndërkombëtar të drogës.

Kreu i opozitës i tha zëvendësministrit të Jashtëm austriak se nga kultivimi i kanabisit në Shqipëri po kalohet tek trafikimi i heroinës dhe kokainës dhe pastrimi i parave në fusha të caktuara të ekonomisë si ndërtimi dhe projektet PPP.

Kryetari Basha tha se emigrimi rekord i shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian është pasojë e zhgënjimit nga qeverisja, e cila përfaqësohet në çdo nivel me njerëz të inkriminuar dhe të korruptuar.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/basha-informon-austrine-pas-kanabisit-shqiperi-po-kalohet-tek-trafikimi-i-heroines

Free Traffic Exchange