Report TV - Tufinë, përmbarimi i nxjerr nga shtëpitë, banorët përplasen me policinë

2018-05-09 1

Banorët e zonës së Tufinës kanë protestuar sot duke kërkuar dëmshpërblimet për banesat e tyre të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Një pjesë e familjarëve kanë probleme me pronësinë e truallit dhe pjesa tjetër me legalizimin, çka bën që ata të humbasin banesat dhe të mos përfitojnë asgjë.

Banorët kanë bërë të ditur gjithashtu se i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama duke i ngritur shqetësimin e tyre. Përgjigja e kryeministrit ka qenë se gjithçka është problem i gjykatave.

Free Traffic Exchange