Report TV - Këlcyrë, ju shembet shtëpia, çifti i të moshuarve apel për ndihmë

2018-05-09 2

Shpëtojnë mrekullisht nga vdekja, çifti i të moshuarve Kasaj në fshatin Gorricë nga Këlcyra. Mbrëmjen e të martës është shembur çatia e banesës përdhese ku jetojnë të vetëm bashkëshortët Tomorr e Bukurie Kasaj.

Fati ka qenë me ta pasi e kanë ndjerë shembjen në momentin kur intensiteti i reshjeve të shiut, ishte i madh dhe se shenjën e parë e dha muri anësor i banesës ku u trondit.

?Shtëpitë janë shumë të vjetra, janë ndërtuar qysh në vitet 30, pikonin, çfarë binte jashtë binte brenda, ishim duke fjetur dhe u hap muri, e ndjemë dhe dolëm shpejt jashtë, shpëtuam na ka ndihmuar zoti?, thotë Tomorr Kasaj.

Të ngelur në qiell të hapur, e kanë parë të udhës të strehohen tek kasollja e bagëtisë duke e përshtatur si mjedis strehimi, ndërkohë që të imtat i kanë dëbuar.

?Po flemë në kasolle, kemi dëbuar bagëtitë dhe flemë vetë këtu, a jetohet këtu të flemë në një krevat me susta dy veta? Është shumë e vështirë, plaçkat i kemi nxjerrë të gjitha jashtë në shi në mëshirë të zotit?, tregon e shqetësuar Bukurie Kasaj gruaja e kryefamiljarit.