Ora News - Tropojë, furgoni me punëtorë përplaset me benzin, 1 i vdekur 8 plagosen

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident i rëndë është shënuar sot në mëngjes në fshatin Dushaj të Tropojes.

Furgoni që transportonte punëtorët e HEC të Fierzës është përplasur me një benz dhe për pasojë humbi jetën një person ndërsa janë plagosur 8 persona.

Informacioni paraprak i policisë informon se aksidenti u shënua në në fshatin Dushaj, në zonën B.

"Furgoni HEc-it, me drejtues mjeti shtetasi, K.D., është përplasur me mjetin tip "Benz", me drejtues mjeti shtetasi O.A., banues në Pukë. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen shtetasi D.O., si dhe janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve shtetasit K.D, O.A, si dhe punëntoret e HEC-it, shtetasit, B.Gj, B.P., A.I., M.Ç., M.D., B.M., të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/tropoje-furgoni-me-punetore-perplaset-me-benzin-1-i-vdekur-8-plagosen

Free Traffic Exchange