Paraditen e sotme në një shkollë 9-vjeçare në Shupenzë të Bulqizës ka patur rrjedhje gazi nga kaldaja dhe për pasojë dhjetë fëmijë janë dërguar në urgjencën e spitalit.
Rrjedhja e gazit në shkollë pasi po testohej kaldaja e re, e cila ka rezultuar me difekt, duke çuar në asfiksimin e dhjetë nxënësve të shkollës 9-vjeçare.
Policia e Bulqizës ka shkuar në shkollën e Shupenzës dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.