Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, buxheti i vitit 2018 i prezantuar nga qeveria nuk sjell asgjë të re. Gjatë seancës parlamentare të zhvilluar mbrëmjen e shkuar, Vasili u shpreh se kryeministri u përqendrua shumë pak tek buxheti dhe pjesa tjetër sipas tij, ishte i shpërlarë i radhës.
Vasili: Prezantimi i këtij buxheti në mënyrë të natyrshme qe shumë i shkurtër nga kryeministri i vendit. Bëri mirë. Nuk kishte asgjë të re.
Ishte një riciklim bajat i të njëjtit mentalitet. Fjalëshumë dhe punë pak. Natyrshëm nuk kishim çfarë të dëgjonim dhe bëri mirë që nuk humbi kohë të madhe për buxhetin dhe pjesa tjetër ishte humori i shpërlarë i radhës, të cilin u mësuam ta dëgjojmë dhe konsumojmë ne dhe qytetarët shqiptarë në dëm të halleve të tyre të përditshme. Ishte një prezantim që rikonfirmoi një mungesë të qartë të një modeli edhe ekonomiko-shoqëror për 4 vitet që vijnë.
Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/buxheti-vasili-rama-humor-te-shperlare-te-radhes