Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Java e SME-ve ose siç njihet ndryshe, ndërmarjet e vogla, një traditë evropiane do të vijë tashmë çdo vit edhe në Shqipëri. Sipas Drejtorit ekzekutiv të Institutit Shqiptar të SME-ve, Shqipëria duhet ti kushtojë më shumë vëmendje këtyre lloj ndërmarrjeve.
Elton Shametaj: SME shqiptare janë aorta e ekonomisë shqiptare ndaj duhen mbështetur për të arritur standardet europiane.
Ambasadorja e Holandës, Petra Heylen, e vuri theksin në mundësinë që këto ndërrmarje ofrojnë për punësimin e njerëzve.
?Ne duhet ti mbështesim dhe stimulojmë ndërrmarje e vogla dhe të mesme sepse ato kanë një kontribut të rëndësishëm në dy fakte, e para krijojnë vende pune dhe e dyta ndihmojnë në zhvillimin e vendit. Qeveria dhe sektori bankar duhet të bashkëpunojnë më shumë në këtë drejtim?.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/java-e-sme-ve-kerkohet-me-shume-mbeshtetje-ndaj-ketyre-ndermarrjeve