Xhafaj: Skedar kombetar per grupet kriminale

2018-05-09 0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi të tjera arrestime në Fier pas goditjes të një grupit kriminal që ishte i përfshirë në trafik droge, vrasje dhe rrëmbime.

?Goditja e një grupi kriminal në Fier, vetëm dy ditë më parë, një prej 5 grupeve kriminale të skeduara në këtë rajon, është vetëm fillimi i këtij procesi, që do të vazhdojë edhe me më intensitet dhe vendosmëri në muajt që vijnë.?

Xhafaj foli për krijimin e një skedari kombëtar me të dhënat e të gjitha grupeve kriminale, mbi të cilin do të veprojë operacioni ?Forca e Ligjit?.

?Jemi pothuajse në përfundim të grumbullimit të të dhënave mbi grupet kriminale vepruese në vend. Jemi duke ndërtuar një database të plotë, që kurrë më parë nuk ka ekzistuar, kaq unike dhe përfshirëse, me të dhëna për personat konkret të përfshirë në këto grupe kriminale, lidhjet e tyre kriminale, aktivitetet e rënda të dyshuara se janë kryer apo mund të kryhen prej tyre, pasuritë që zotërojnë, investimet ekonomike të bëra me të ardhura nga aktiviteti kriminal, zonat e ndikimit, lidhjet me grupet e tjera jashtë vendit apo mbështetjen që kanë siguruar ndër vite për të lehtësuar veprimtarinë e tyre kriminale.?

Sipas ministrit të Brendshëm në betejën me krimin policia e shtetit do asistohet edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, të cilët do të ndihmojnë në luftën kundër pastrimit të parave./Tv Klan