BOOM: Fëmijë e të rritur në ish-Kënetë sfidojnë vdekjen për një mbikalim(16 nëntor 2017)

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ ?BOOM? në Rtv Ora News denoncoi mbrëmjen sotme mungesën e një mbikalimi në zonën e ish-Kënetës në Durrës, që rrezikon jetën e rreth 400 fëmijëve të kësaj zone që shkojnë çdo ditë në shkollë.

Autostrada ndan përgjysmë këtë zonë, prandaj fëmijë e të rritur kalojnë trafikndarësen për të shkuar në anën tjetër të rrugës ku ndodhet shkolla, Qendra Shëndetesore dhe Njësia Administrative.

Gjatë vëzhgimit që bëri ?BOOM? në këtë segment rrugor konstatoi se situata është alarmante dhe fëmijët e vegjël kanë qenë shpesh dëshmitar të aksidenteve fatale në ketë pjesë të autostradës.

Këtu shpejtësia e lejuar e mjeteve është 90 km në orë, aq sa është edhe shpejtësia në autostradën Tiranë-Durrës, por në ndryshim me këtë të fundit këtu mungojnë mbikalimet.

Drejtoresha e shkollës 9 vjeçare në ish-Kënetë shprehet se kjo shkollë ka kapacitet për 1100 nxënës, por këtë vit numri i nxënësve ka rënë ndjeshëm pasi prindërit kanë frikë për jetën e fëmijëve.

Prindërit çdo ditë presin te dera e shkollës që të marrin fëmijët, dhe shpesh janë të detyruar të mos shkojnë në punë.

Mësuesja e klasave fillore në fund të mësimit i dorëzon fëmijën çdo prindi.

?Kam ardhur të marr gocën e djalit, vi përditë se ma përplasin makinat. Nuk ka mbikalime, kalojnë në autostradë fëmijët. Rrezikon të na zërë dhe ne plakave jo nxënësit?.

?Mësuesja na i dorëzon çdo ditë fëmijët se nuk kemi mbikalime. Detyrohemi të lëmë punën dhe të vimë ti marrim vetë. Shumë problem?.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/boom-femije-e-te-rritur-ne-ish-kenete-sfidojne-vdekjen-nje-mbikalim

Free Traffic Exchange