Report TV - Meta takon drejtorin NDI, prioritet investimi për të rinjtë

2018-05-09 0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Robert Benjamin, Drejtor për Evropën Qendrore dhe Lindore në Institutin Demokratik Amerikan.

Gjatë këtij takimi Presidenti Meta ka vlerësuar kontributin e çmuar të Institutit Demokratik Amerikan në Shqipëri, në nxitjen e proceseve demokratike për rritjen e transparencës, integritetit në politikë dhe mbështetjen e shoqërisë civile.

Duke theksuar rëndësinë që ka pjesëmarrja e të rinjve përmes shoqërisë civile dhe partive politike, Presidenti Meta mirëpriti mbështetjen dhe mundësinë që NDI u ka ofruar të rinjve shqiptarë të spikatin në individualitetin e tyre, si drejtues të së ardhmes, për të marrë më shumë përgjegjësi.

Ilir Meta nënvizoi rëndësinë që ka investimi për të rinjtë e kualifikuar që ata të qëndrojnë në Shqipëri i si një aset që duhet të investohet në dobi të së ardhmes së vendit.

Presidenti Meta çmoi gjithashtu përfshirjen aktive të NDI në avancimin e reformës së financave të partive politike nëpërmjet dialogut ndërpartiak dhe monitorimit të pavarur të shoqërisë civile, duke shpresuar në rritjen e transparencës financiare dhe integritetit të partive politike.

Free Traffic Exchange