Nënkryetari i KQZ, Denar Biba i ftuar në emisioni ?45 minuta? në Report TV ka komentuar rreth polemikave në lidhje me mandatin e kreut të bashkisë së Mallakastër, Agron Kapllanaj, i cili sipas Bibës rezulton të jetë i dënuar nga gjykata italiane me 2 vite burg.
Në vijim të bisëdës ai është pyetur në lidhje me situatën e krijuar brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku tha se kreu i institucionit , Klement Zguri ka thyer rregullore pasi vendosi që cështjen ta arkivonte dhe jo ta merrta në shqyrtim.
Në shkurt të 2017 ne si komision i zgjedhjeve kemi dërguar disa emra të cilët ishin me probleme, por reagimi ka ardhur shumë vonë.
Gjithashtu ai tha se nuk po kërkojmë burg për drejtuesin e Bashkisë së Mallakastër, por kërkesa jonë nënvizioi Biba është që ai të mosushtrojë të drejtën e punës të paktën për 10 vite në institucionet shtetërore, sepse në pikëpamjen e e dekriminalizimit ai është subjekt që përmbush kushtet.
Ju nuk ishit në dijëni se ka disa emra me probleme?
"KQZ ka diskutuar që në kohën e Luzit për disa emra, të cilët kishin probleme me datëlindjen, me germat, pra ishin me probleme të gjithë. Komisioni funksionon sipas materialeve që vë në dispozicion administrata. Në shkurt është një shkresë që është firmosur të gjithë këta emra dhe i kemi dërguar në Prokurori për të nisur një hetim në lidhje me këta emrat. Ku ne , pra komisioni jo kryetari i kërkon prokurorisë që të zhvillojë hetime të mëtejshme?-tha ai