Report TV - Panairi, Eric Faye, promovon librin shqip, Intervista për Report Tv

2018-05-09 6

Eric Faye, përkthyesi i shkrimtarit Ismail Kadare në Francë, ka promovuar në Panairin e Librit në Tiranë përkthimin shqip të romanit ?Nagasaki?. I përkthyer nga Blerta Hyska dhe i botuar nga ?Toena?, libri i Faye është vlerësuar nga botuesja Irena Toçi dhe shkrimtari Besnik Mustafaj. ?Shqipja është gjuha e 20-të që përkthehet ky roman i Eric Faye. Është një roman me vlerë dhe që përfaqëson denjësisht zhvillimet më të mira të letërsisë europiane?

Faye rrëfen disa nga sekretet e krijimit të romanit të tij. ?Njerëzit po izolohen gjithnjë e më shumë, solidariteti nuk ekziston më. Personazhi mashkullor i vetmuar i romanit tim është Japonia, sepse ka qenë një territor që ka qenë i izoluar për 250 vjet. Edhe Shqipëria ka qenë e izoluar për rreth 50 vjet, por imagjinata më ngacmoi një vend tjetër, Japoninë që kishte jetuar e izoluar për më shumë se dy shekuj."

Erik Faye ka folur më tej rreth marrëdhënieve me intelektualët shqiptarë pas viteve ?90. Ai ka rrëfyer edhe për takimet e para me shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. ?Ismail Kadarenë e kam njohur që kur isha 25 vjeç, sepse kisha ndjekur veprën e tij dhe kisha një adhurim për të. Dhe kur u takova me të në vitet ?90 unë mësova më shumë për historinë e vendit tuaj dhe nga vepra e tij mora një leksion të mirë historie?.
Më pas Faye ka rrëfyer për Report TV sesi i ka përjetuar takimet me Kadarenë. ?Unë e kam takuar Kadarenë në vjeshtën e viteve ?89- ?90-s, ku ishte një shkrimtar në ekzil. E takova mes një viti të rëndësishëm historik të ndryshimeve në situatën politike në Shqipëri dhe në botë. Pas bisedave që kam patur me të, shkrova një libër, ku në pjesën e parë flitet për veprën e tij, ndërsa në tjetrën flitet për historinë që i korrespondon ikjes së tij në Paris në vjeshtën e ?90-s. Ka pyetjen historike, reflektime politike, etj".