Report TV - Rama - Bashës:Këta 5 ndërtues i akuzon se pastrojnë para? Fol!

2018-05-09 10

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha se qeveria po lejon ndërtimin e hoteleve me 5 yje dhe kullave në Tiranë, për pastrimin e parave të drogës, duke përmendur me emra biznesmenët e ndërtimit, një pjesë e mirë e të cilëve janë financues të PD-së.

Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj, Ramë Geci dhe Avni Ponari, janë ndërtuesit më të mëdhenj në vend të përmendur nga kryeministri, i cili pyeti Bashën nëse i akuzon edhe këta për pastrim parash.

?Fole për Kullat e Tiranës me para droge, pastrim parash etj., Samir Mane është pastrues parash të drogës Lulëzim? Më shiko pak. Shefqet Kastrati është pastrues i parave të drogës? Ramë Geci, Bashkim Ulaj, dhe për një cudi janë të katërt votues të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Nëse ke ndonjë kulle tjetër në mend, urdhëro, dil këtu edhe do ta diskutojmë, këto 4 emra janë njerëz që kontribuojnë në zhvillimin e këtij vendi. Kanë bërë pasurinë kur ti ishe në Hollandë, dhe nuk guxon ti se u është bërë gjuha drogë sikur e merrni nga mëngjesi në darkë.
Mos më qesh, se nuk ka nevojë të më shkelësh syrin, Zamir Mane është pjesë e PPP. Ata kanë bërë kërkesa për t'i ndërtuar dhe do t'i ndërtojnë me patjetër, kurrë nuk i kam prerë rrugën unë një personi që do të investojë duke i treguar flamurin e partisë. Lulëzim të lutem, këtu flitet për politikë, ne debatojmë, sigurisht ti je aty, por mbi ty dhe mua është shqipëria dhe shqipëria janë njerëzit që punojnë qoftë si sipërmarrës edhe si punëtorë të thjeshtë dhe është skandaloze që një parti e djathtë, e iniciativës së lirë, pa rregulla strikte del këtu dhe të mbiu droga në gojë. Sikur jeni të tërë nën efektin e drogës, për mua i keni thënë të gjithë ska problem, por unë problemin e kam kur cenoni Shqipërinë, sepse ne në fund të fundit ne paguhemi nga taksat.

Fillimisht Rama solli në vëmendje kërkesën e ndërtuesit Avni Ponari i cili sipas tij ka kërkuar të ndërtojë një hotel me 5 yje në Valbonë. Sipas Ramës, Ponari është sponsor i PD, ndërsa ngriti pyetjen, duke iu referuar akuzave të Bashës, se paratë e kujt po investon ky ndërtues.

"Avni Ponari, ndërtues dhe sponsor i PD, kërkon të ndërtojë një hotel me 5 yje në Valbonë. Po pastron para? Të Kujt? Po investon para të tij legjitime. Kjo është kërkesa e parë. Dhe ndryshimi mes nesh dhe jush, mes meje dhe atij që foli përpara meje, është ky unë nuk i ndaj shqiptarët në të tanët dhe të tyrëve. Po e mbyll me Papën Lul, ai thotë "nuk rritesh dot nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde". Në përpjekjen për t'u bërë një kopje e të madhit, që s'ka ardhur akoma dhe pozën për t'u bërë Luli i të varfërve, je një kopje e pagëlltitshme e "Lulit të vocërr"", tha Rama.

Free Traffic Exchange