Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Javën e ardhshme në Këshillin Kombëtar të Territorit do të miratohet masterplani i zhvillimit të Alpeve, me synimin për t?i shndërruar shumë shpejt në destinacionin më të fortë dhe më unikal turistik që Shqipëria mund të ofrojë. Projektin, i cili është në fazën e përgatitjes, e prezantoi vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë ceremonisë së konkursit ?Ide të biznesit në Alpet Shqiptare?.
Klosi: Në Këshillin Kombëtar të Territorit, javën e ardhshme në Shkodër do të diskutojmë dhe miratojmë masterplanin e zhvillimit të zonës së Alpeve duke u bazuar qind për qind në idenë që Alpet do të duhet të zhvillohen në legjendën dhe bukurinë e tyre të madhe natyrore, në paprekshmërinë e vlerave dhe bukurive të mahnitshme që kanë.
Ministri Klosi nënvizoi se projekti do të bazohet m,bi idetë e vetë banorëve të zonës dhe premtoi se do të mirëmbahen dhe hapen shtigje të reja në Alpe.
Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/masterplan-alpet-klosi-zona-do-te-shnderrohet-ne-nje-destinacionin-unikal-turistik