Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Stina e reshjeve ka vënë në gadishmëri tre hidrovorët e Lushnjes që kanë për detyrë të kullojnë ujërat për rreth 45 mijë hektarë tokë. Reshjet e para shëbyen si test për remont dhe punëtorët e atje thonë se e kaluan me sukses.
Tre hidrovorët e Lushnjes në Karavasta, Tërbuf dhe Divjakë e kaluan me sukses testin e parë të stinës së shirave.
Reshjet e dendura të ditëve të fundit nuk i mundën kapacitetet evaduese të pompave dhe për pasojë në të gjithë zonën nuk pati asnjë pjesë toke të përmbytur.
?Nuk ka asnjë mungesë, të gjitha pompat janë në rregull?.
Punonjësit thonë se kanë nxjerrë mësime nga situatat e viteve të kaluara, ndaj të gjitha ndërhyrjet e nevojshme janë kryer gjatë muajve të verës.
?Ne si staf i Hidrovorit të Karavastasë jemi në gjendje të përballojmë dimrin, jemi në gjendje pune, nuk mundon asgjë?.
Rreth 3 mijë hektarë tokë u përmbytën vitin e kaluar vetëm në zonën e tërbufit në Lushnje për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të cilat nuk përballuan nga hidrovori i vendosur në këtë zonë.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pergatitjet-reshjet-hidrovoret-e-lushnjes-kalojne-testin-e-pare