Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy ditë pas skandalit të zbuluar në Kavajë, ku zyrtarë të lartë të hipotekave dhe pushtetit vendor ishin përfshirë në një rrjet korrupsioni, falsifikimesh për tjetërsim prone është vetëdorëzuar në polici ish-kreu i Hipotekës së Kavajës, Seit Cikalleshi. Ai rezulton të jetë vjehrri i ish kreut të PS-së në Kavajë, Gentian Daja.
Cikalleshi u paraqit në polici sot (17 nëntor) ndërkohë që në gjykatë ishte seanca e verifikimit të masave për të arrestuarit
është vetëdorëzuar në polici, pasi u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar ?Ranishtja? ku në Spille ishte grabitur 36 hektarë tokë kryesisht ranore pranë plazhit të kësaj zone.
Cikalleshi ishte në mesin e 11 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që janë akuzuar për përvetësimin e hapësirës së madhe të tokës, proces i kryer përgjatë tre viteve nga 2013-2016, ku janë përfshirë edhe nënprefekti i Tiranës si dhe disa zyrtarë të Hipotekës që kanë falsifikuar dokumente dhe regjistruar pronën në emër të tyre.
Në bazë të dokumentave zyrtarë, të vendosura në dispozicion të gjykatës, rezulton se kanë përfituar toka nga skema mashtruese familjarë të ish-kryetarit të Bashkisë, Elvis Roshi, të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Gentian Daja, familjarë dhe lidhje fisnore të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja, si edhe të ish-kryetarit të Komunës Kryevidh, Nezir Leçini.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/grabitja-e-36-ha-toke-ne-spille-dorezohet-ne-polici-ish-kreu-i-hipotekes-kavaje