Ora News – Grabitja e 36 ha tokë në Spille, dorëzohet në polici ish-kreu i Hipotekës Kavajë

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kreu i Hipotekës së Kavajës, Seid Cikalleshi, është vetëdorëzuar në polici ditën e sotme. Cikalleshi është një nga 11 personat, për të cilët prokuroria lëshoi fletë arresti pasi dyshohen se janë përfshirë në skandalin e tjetersimit të 36 hektarëve në Spille.

Vetëm dy ditë pas skandalit të zbuluar në Kavajë, ku zyrtarë të lartë të Hipotekave dhe të pushtetit vendor ishin përfshirë në një rrjet të gjerë korrupsioni të tjetërsimit të tokës, është vetëdorëzuar në polici ish-kreu i Hipotekës së Kavajës, Seid Cikalleshi, i cili rezulton të jetë vjehrri i ish-kryetarit të Partisë Socialiste në Kavajë, Gentian Daja.

Cikalleshi është vetëdorëzuar sot (17 nëntor), ndërkohë që po zhvillohej seanca e verifikimit të masave për të arrestuarit e tjerë, për të cilët prokuroria kishtekërkuar "arrest me burg".

Bëhet fjalë për skandalin e falsifikimit të 36 hektarëve tokë në Spille për të cilet prokuroria nxori 11 urdhër-arreste, nga të cilet 2 ishin ende në kërkim.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/grabitja-e-36-ha-toke-ne-spille-dorezohet-ne-polici-ish-kreu-i-hipotekes-kavaje