Të moshuarit sorollaten për ilaçet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është 70 vjeç dhe me diabet. Ashtu si qindra te sëmure te tjerë edhe ky i moshuar prej ditësh sorollatet sa nga qendra shëndetësore ne spital, per te marre ilaçet me rimbursim. Edhe sot Remzi Dervishi nuk ka mundur te marre firmën te mjekut endokrinolog ne QSUT, procedura e vetme qe i mundëson marrjen e medikamenteve dhe insulinave falas. Tregon se do te vije serish pasi nuk ka me ilaçe.Shoqata e te rinjve me diabet kërkon heqjen e burokracive dhe sorollatjeve te pacienteve. Edhe per marrjen e insulinës shtese tregon Asim Toro detyrimisht duhet te vish ne Tirane. Pas nje sere firmash te mbledhura, ore te tera ne pritje, kthehesh ne zonën nga ke ardhur per te dorëzuar dokumentacionin. Ndërsa medikamenti merret një dite me vone.Ne maj te këtij viti, fondi i sigurimit te kujdesit shëndetësor vendosi qe per barnat e shtrenjta me rimbursim, pacientet duhet te vijnë ne qendrën spitalore ne Tirane per te marre aprovimin e mjekut.Vetëm me firmën e specialistit, ai siguron ilaçet me rimbursim per te paktën 6 muaj. Kjo hallke qe u vendos per te shmangur abuzimet e mjekeve te familjes, nuk ben gje tjetër veçse stërmundon te sëmuret per te marre ilaçet qe ua rimburson shteti.