BB: Rritja ekonomike, më e vogël - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike në Shqipëri për vitin 2018 të jetë më e vogël, duke prekur nivelin e 3.6%. Ekspertja e Bankës Hilda Shijaku, e argumentoi me faktin se gjatë vitit të ardhshëm, do të përfundojnë projektet e mëdha.Banka Botërore i bën apel qeverisë shqiptare të jetë e kujdesshme në investimet në infrastrukturë, duke aplikuar skemën e Partneritetit Publik Privat.?Partneriteti Publik - Privat mund të jetë efektiv, pasi sektori privat sjell njohuritë në investime. Por jo çdo investim mund të bëhet përmes PPP. Disa duhet të jenë strikt fushë e qeverisë, disa vetëm për sektorin privat, ndërsa për të tjera mund të kombinohen. Për çdo investim me PPP në infrastrukturë qeveria duhet ta shohë në kontekstin e një strategjie kombëtare, duhen parë prioritetet, cilat duhen investuar në fillim e cilat më pas. Duhen parë faktorë të rëndësishëm, transparenca, kontabiliteti, implikimet fiskale, pasi këto investime në fund të ditës do të kenë impakt në taksat e këtij vendi. Pra duhet menduar në aspektin strategjik dhe kapacitetin për atë investim, nëse ka sens ai investim sa i takon buxhetit.?Kujdes duhet treguar edhe në projektin e favorizimit të investimeve të veçanta nga sektori privat, pasi kështu mund të rritet evazioni.Në raportin e prezantuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, theksohet se perspektiva e rritjes ekonomike mbetet pozitive, megjithëse ato mbeten ende të ekspozuara ndaj rreziqeve. Raporti vlerëson se aktualisht është e domosdoshme që këto vende të ruajnë ritmin e reformave.