Ora News - Mal i Zi, shqiptarët po “braktisin” trojet historike të Plavës e Gucisë

2018-05-09 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqiptarët po ?braktisin? trojet historike të Plavës e Gucisë në Mal të Zi. Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve Nikoll Gegaj konfirmon alarmin e ngritur prej kohësh, ndërsa në një intervistë për Ora News evidenton kushtet e vështira ekonomike si shkak kryesor.

Nikoll Gegaj: ?Pjesa e Viroit është e përballur me probleme të natyrës ekonomike. Për fat të keq janë duke i braktisur jo vetëm shqiptarët nga Plava, Gucia por edhe nga popullsia boshnjake, myslymane e malazeze për shkaqe ekonomike.?

Më 26 nëntor, banorët e Tuzit në Mal të Zi do ti drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet vendore më të rëndësishme të 27 viteve të fundit.

Pas një votimi historik në parlamentin malazez në prill të këtij viti, Tuzi është tashmë komunë në kuadër të kryeqytetit, ndërsa nga 1 shtatori i vitit të ardhshëm do të jetë njësi administrative e veçantë.

Për ligjvënësin ky është tregues i përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi.

Nikoll Gegaj: ?Në mënyrë të qartë është përmirësuar pozita e statusit të shqiptarëve në Mal të Zi në krahasim me vitet e kaluara.?

Për më shumë lexoni në:http://ora.cingerr.com/article/mal-i-zi-shqiptaret-po-braktisin-trojet-historike-te-plaves-e-gucise