Report TV - Rama - Bashës:Këta ndërtues i akuzon se pastrojnë para?Përgjigju

2018-05-09 2

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha se qeveria po lejon ndërtimin e hoteleve me 5 yje për pastrimin e parave të drogës, duke përmendur me emra biznesmenët e ndërtimit, një pjesë e mirë e të cilëve janë financues të PD-së.

Zamir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj, Ramë Geci dhe Avni Ponari, janë ndërtuesit më të mëdhenj në vend të përmendur nga kryeministri, i cili pyeti Bashën nëse i akuzon edhe këta për pastrim parash.

?Eja këtu dhe më thuaj Lulzim, Zamir Mane është pjesë e skemës së pastrimit të parave, më thuaj këtu, Shefqet Kastrati është te kjo lista jote, Bashkim Ulaj është, po Ramë Geci? Se unë këta njoh si biznesmenë që kanë kërkuar të ndërtojnë kulla dhe që janë njerëz që e kanë vënë pasurinë ndërkohë që ti ishe ende në Hollandë, Lulizim. Të mbiu goja në drogë, sikur jeni nën efektin e drogës kur flisni, nuk kam asnjë problem unë, por ju cenoni direkt këtë vend, duke cenuar njerëzit e këtoj vendi para të cilëve ti dhe unë duhet të rrimë me respekt. Boll më erdhe këtu, se ti Lulit të vocërr as te këpuca e shqyer nuk i afrohesh dot?, tha Rama.

Free Traffic Exchange