Prokurorët e Tiranës në sitë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas nisjes së procesit të vetingut me 35 dosjet e para të prokurorëve e gjyqtarëve, komisioni i kualifikimit hodhi shortin për prokurorinë e Tiranës. Mësohet se në Prokurori do të filtrohen dosjet e prokurorëve që janë kandidatë për KLP-ne. Në sitën e Vettigut do të kalojnë dosjet e prokurorit, Dritan Rreshka dhe prokurores, Antoneta Sevdari. Kjo e fundit ka hetuar edhe dosjen ?CEZ-DIA?. Gjithashtu do të filtrohen edhe dosjet e Shpëtim Kurtit, ish-drejtues i Prokurorisë, por edhe Adriatik Cames që ka hetuar Mark Frrokun.Dosjet e prokurorëve kalojnë pas nisjes së procesit edhe në gjykatën e krimeve të rënda. Pak ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hodhi shortin për përzgjedhjen e dosjeve të gjyqtarëve, ndërsa mes tyre do të filtrohen fillimisht Gjyqtarët Nertina Kosova dhe Dritan Hallunaj, njëkohësisht kandidatë për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Hallunaj ka qenë dhe kryesuesi i trupës gjyqësore, e cila i dha pafajësinë Arben Frrokut.Vetingu nisi fillimisht në Gjykatën Kushtetuese me kreun e saj Bashkim Dedja, por dhe me gjykatën e lartë.Një ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i bëri apel qytetarëve që të denoncojnë fakte e rrethana që mund të konsiderohen prova gjatë rivlerësimit.Në faqen zyrtare të tij ky komision publikoi dhe formularin e denoncimit nga qytetarët.

Free Traffic Exchange