Report TV - Beqaj ngre zërin në Kuvend?! Lulzim,çoje kokën, Ti je ai far burri...

2018-05-09 4

Ish-ministri Ilir Beqaj ka ngritur zërin në foltoren e Kuvendit, teksa ka folur për Check-up. Duke iu drejtuar Lulzim Bashës, Beqaj tha se ai nuk mund të merret seriozisht dhe se e kupton pse shëndetësia ishte aq keq kur erdhën në pushtet.

Me tone të forta, ish-ministri deklaroi se check-up vlerëson, komunikon dhe çon riskun te mjeku familjar, ndërsa shtoi se demokratët nuk janë në vete kur thonë se ai mat prostatën e burrave apo grave.
?Lulzim çoje kokën, ti nuk mund të merresh seriozisht, ti mbrohesh në gjykatë. Sot e kuptoj pse e gjetëm aq keq shëndetësinë. Se çfarë është check-up e ka thënë drejtoresha e OBSH. Në Gjermani ta kërkojnë dhe po se bëre të rrisin ?prim-in? vitin tjetër. Këtë check-up e kanë bërë profesorët më të mirë në Shqipëri. Check-up vlerëson risk, komunikon risk dhe e çon atë te mjeku familjar. A jeni në vete apo jo, nuk mat prostatë për burrat dhe s?ka si t?ua masë grave. Ju mbani përgjegjësi?, tha Beqaj.