Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë përplasur edhe këtë të enjte në seancën plenare. Me tone të ashpra po zhvillohet debati mes liderëve të dy partive kryesore në vend, ku gjithçka nisi me Bashën, i cili citoi Papa Franceskun, duke e quajtur Ramën dredharak e dërdëllitës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, i i tha Bashës se e njeh më mirë veprën e Papa Franceskut, duke i cituar një tjetër shprehje të tij "Nuk rritesh dot nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde?.
"Sot është dita për t'ia kujtuar Edi Ramës paralajmërimin e Papa Franeskut për politikanët e verbuar nga etja për pushtet dhe para, të cilat siç thotë ai i arrijnë duke shkelur mbi njerëzit, jetën dhe dinjitetin e tyre". Kështu e nisi fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD, Lulzim Basha, në seancën ku do diskutohet dhe miratohet në parim projektbuxheti për vitin e ardhshëm.