Haradinaj në Bruksel, Vuçiç: Dialogu do të vijojë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Bruksel në Këshillin e Stabilizim Asociimit Kosovë-BE.Në takim pritet të diskutohen çështjet aktuale të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe procesi i harmonizimit të politikave dhe legjislacionit me BE-në.Një ditë më pare, presidenti serb Aleksandër Vuçic, duke folur pas një takimi me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Bruksel, tha se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë, por gjithsesi nën patronazhin e Bashkimit Evropian e jo të dikujt tjetër.Vu?ic shtoi se para Serbisë ndodhet një periudhë e vështirë e qasjes së saj ndaj çështjes së Kosovës.Presidenti serb ka theksuar vazhdimisht se vendi i tij synon integrimet evropiane, por njëkohësisht dëshiron të ruajë marrëdhëniet me Rusinë, aleate tradicionale e Serbisë, e cila kundërshton po ashtu pavarësinë e Kosovës.Presidenti serb ritheksoi të mërkurën qëndrimin se Serbia do të mbetet ushtarakisht e paanshme.Njohja e Kosovës mbetet kusht për Serbinë për integrimin në BE. Është një detyrë e rëndë, prandaj gjithë populli ynë duhet të përfshihet në një dialog të brendshëm? -ka theksuar Vuçic.

Free Traffic Exchange