Ora News - Basha: Futja e 100 mijë bizneseve në TVSH synon koncesionin për Olsi Ramën e klientët

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e nisi fjalën e tij kundër buxhetit të vitit të ardhshëm të propozuar nga qeveria me gjendjen e mjerueshme të fëmijëve të Bulqizës që mbledhin krom për të mbijetuar. Basha si pikë të parë përmendi futjen në skenën e TVSH-së, 100 mijë biznese me qëllim për ta dhënë menaxhimin me koncesion që sipas kreut demokrat, do t?i jepet Olsi Ramës dhe klientëve të tij.

Basha: Pak ditë më parë na u shfaq në një familje të varfër të Bulqizës me arrogancën e në një njeriu që e mendon veten si e vetmja e vërtetë, gënjeu para gjithë botës duke i fshehur dhe fshirë vuajtjet e fëmijëve të Bulqizës që mjerimi i ka kthyer në skllevër të kromit për të siguruar bukën. Sajesë të kazanesh mediatik të Italisë e quajti këtë të vërtetë të dhimbshme të fëmijëve të Bulqizës.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/basha-futja-e-100-mije-bizneseve-ne-tvsh-synon-koncesionin-oli-ramen-e-klientet