Report TV - Rama batuta me Bashën: "Luli i vocërr", rritu Lul...Monika të zvogëlon

2018-05-09 1

Në seancën e Kuvendit ku do diskutohet dhe miratohet në parim projektbuxheti për vitin e ardhshëm, nuk kanë munguar as batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

Rama e ka quajtur Bashën "Luli i vocërr" që tenton të imitojë ish-kryetarin e PD, Sali Berisha. Por sipas Ramës, Basha mbetet sërish i "vogël". "Lulin e vocërr" e bëri Migjeni, ty të ka bërë Saliu, Lul", iu drejtua Rama, Bashës. "Ndryshimi i madh mes meje dhe këtij është ky, unë nuk i ndaj shqiptarët në tanët dhe të atyre dhe kurrë nuk i fusë njerëzit në një thes. Po e mbyll me Papa Franceskun ?Nuk rritesh dot nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde?. Problemi yt është se në përpjekjen për t'u bërë një kopje e të madhit, që s?na ka ardhur ende, je një kopje e pagëlltitshme e Lulit e vockël". Pranoje vogëlsinë tënde Lul, para se të rritesh. Je fallso, prano vogëlsinë Lul"", tha Rama.