Një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve është goditur nga uniformat blu. Policia e Dibrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar ?Ura e Muhurrit?, duke sekuestruar 30 kg drogë. Në kuadër të këtij aksioni, policia ka arrestuar dy persona dhe shpallur në kërkim një tjetër, të cilët janë kapur duke transportuar lëndën narkotike.
Njoftimi i policisë:
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas po transportonin me një automjet lëndë narkotike në aksin rural Zall-Dardhë - Muhurr, menjëherë kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti. Si rezultat i ndërhyrjes së befasishme të policisë në vendin e quajtur ?Ura e Muhurrit?, është bërë ndalimi i automjetit ?Suzuki?, me targa AA 084 FS me drejtues shtetasin Asllan Cani. Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 thasë me lëndë narkotike me peshë totale 20 kilogramë cannabis sativa.