Çelet panairi i librit

2018-05-09 5

Ka çelur siparin sot Panairi i 20 i Librit, evenimenti më i madh letrar në mbarë trevat shqiptare. Shtëpi botuese nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, për 5 ditë me radhë do të ekspozojnë botimet e tyre në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Ndërsa lexuesit mund të takojnë autorët e tyre të preferuar e të blejnë libra me çmime më të lira.

Ndryshe nga vitet e kaluara, dita e parë e Panairit sot ishte më e vakët për sa i përket numrit të vizitorëve. Ky Panair sjell më pak tituj të rinj se një vit më parë. Gjithashtu ajo që vihet re në Panairin e këtij viti ishte, edhe shtimi i stendave të shtëpive botuese me përmbajtje fetare.

Kryetari i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri, tha se ulja e TVSH -së apo e tatimit mbi fitimin do të përmirësonin gjendjen e botuesve. Pasurimi i bibliotekave me tituj të rinj, do t?i tërhiqte më lexuesit, sipas tij.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se libri është një nga prioritet e kësaj ministrie. Panairi i Librit do të qëndrojë i hapur deri ditën e diel.

KLAN PLUS