Ora News – Xhufi tregon skandalin me varrezat greke: U mbushën me eshtra të banorëve dhe kafshëve

2018-05-09 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Historiani Pëllumb Xhufi ka treguar skandalin me varrezat greke në Shqipëri. Ai tha në ?Arena? se kur u ndërtuan varrezat në vend të eshtrave të ushtarëve ishin vendosur eshtrat e banorëve të zonës, madje edhe eshtra kafshësh.

Xhufi: Çështja e varrezave që pala greke e ka futur që në vitet 90 në politikë ka avancuar në mënyrë të turpshme për politikën të majtë dhe të djathtë, sepse pa u bërë një marrëveshje sic është e udhës që të bëhet, varrezat në grykën e Kosinës i kam parë unë në 2004 të realizuara pa marrëveshje. Marrëveshja është bërë në 2006 ose në 2008. Pra në mënyrë ilegale ishte bërë ajo varrezë dhe ndërtimi i tyre u ndoq nga një skandal i trupshëm, sepse ato varreza duheshin mbushur me eshtrat e ushtarëve grekë. Nuk u mbushën me eshtrat e ushtarëve grekë, por u mbushën me eshtrat e banorëve të zonës të fshatit Kosinë dhe fshatrave përreth dhe plasi një skandal i madh.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/xhufi-tregon-skandalin-me-varrezat-greke-u-mbushen-me-eshtra-te-banoreve-dhe-kafsheve

Free Traffic Exchange