Buxheti 2018, Civici: Tentativë për të mbështetur investimet e mëdha - Ora News

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, e sheh projekbuxhetin e qeverisë për 2018 jo shumë optimist por as populist siç ka ndodhur ndër vite.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Civici tha se ky është një buxhet normal që tenton në vija të përgjithshme të ruajë konsolidimin fiskal, të mos prekë defiçitin buxhetor, të ketë më tepër në kontroll borxhin publik, të ketë disa stimulime sa i përket disa sektorëve si turizmi, peshkimi apo sektorë të tjerë që mendohet që mund të kenë disa favorizime.

Civici theksoi se duke iu referuar prioriteteve të këtij buxheti, është një tentativë për të stimuluar investimet e mëdha.

Civici: Gjithmonë pozita me opozitën është normale të kenë qëndrime të kundërta. Kritikat e opozitës i shikoj në tre lementë kryesorë: Politika sociale, kërkesat që ka opozita për para më shumë të shpenzuara për paga, pensione apo politika të mbështetjes sociale. Politika që kanë të bëjnë kryesisht me paketën favorizuese fiskale apo edhe investime publike që ndikojnë më direkt në rritjen ekonomike. Dhe pastaj shqetësimi i përgjithshëm i shprehur fort nga opozita që ka të bëjë me paketën 1 miliard dollarë si PPP. Përtej këtyre, në një vështrim të përgjithshëm buxheti është një buxhet normal pa ndonjë gjë shumë specifike, tenton në vija të përgjithshme të ruajë konsolidimin fiskal, të mos prekë defiçitin buxhetor përkundrazi ta ulë atë, të ketë më tepër në kontroll borxhin publik, të ketë disa stimulime sa i përket disa sektorëve ku do të veçoja turizmin, peshkimin apo sektorë të tjerë që mendohet që mund të kenë disa favorizime. Nga ana tjetër investimet publike janë ruajtur në nivelin 5% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto që është një kërkesë minimale e respektuar ndër vite. Nuk më duket buxhet shumë optimist apo populist ku niveli i të ardhurave shikohet në përmasa shumë më të mëdha sesa mund të realizohet. Pjesa fiskale do të korrespondojë dhe me një aksion të rëndësishëm të qeverisë për shtrirjen e luftës kundër informalitetit në të gjithë sektorët.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/buxheti-2018-civici-tentative-te-mbeshtetur-investimet-e-medha