Report TV - Mjekët e urgjencës,të helmuarit të lokalizuar nga e njejta zonë

2018-05-09 3

Dhjetëra qytetarë të Laçit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit gjatë ditëve të fundit, pasi kanë shfaqur simtoma helmimi. Shefi i Urgjences në Spitalin e Laçit Agron Lala tha se që nga dita e premte janë paraqitur rreth 20 pacientë në ditë me simptoma të njejta helmimi.
?Ditën e premte u vu re, që të sëmurët nuk po na vinin në një situatë të zakonshme nga gazseroteiti dhe për këtë njoftuan drejtorinë e Shëndetit Publik dhe drejtorin. Në rastin që vumë re ditën e premte, këto ishin diçka më të avancuara , kishin dhe temperaturë dhe të zbehtë dhe po na lolalizoheshin dhe po na vinin nga një adresë. Rastet janë nga 10-20 që paraqiten, që marrin mjekim dhe kthehen në shtëpi. Nuk kemi vënë re ndonjë rast dramatik, të paktën këtu në urgjencë nuk na është paraqitë"-Agron Lala.

Sipas tij dyshimet e para janë për një helmim masiv nga uji nisur nga deklarimet e vetë pacienteve por edhe nga fakti se ata ishin banorë të të njejtit pallat.

Drejtori i shëndetit Publik në Kurbin Gazmir Dervishi, deklarojë se menjëherë pasi janë njohur me situatën kanë marrë kampionet dhe janë dërguar për analiza ne Tiranë, ndersa tregon se nga analizat paraprake të kryera në Laç, rezulton se uji i depozitave është i ndotur.