Nga 104 vite burg që dha Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për 9 të pandehurit e dosjes ?Xibraka?, Apeli ka pranuar gjykimin e shkurtuar, duke ulur dënimin në total me 69 vite e 4 muaj burg.
Të gjithë të pandehurit përfituan uljen e dënimit me një të tretën. Përfundimisht Genci Xhixha dënua në mungesë me 8 vite e 8 muaj burg nga 13 që e kishte dënuar Shkalla e Parë. Xhixha, sipas prokurorisë, ishte drejtuesi i kësaj organizate dhe është ende në kërkim nga policia.
E njëjta masë dënimi u dha edhe për Saimir Batkun.
Ndërsa Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha u dënua me 6 vite e 8 muaj nga 10 që ishte denimi i parë.
Dy kolumbianëve Cesar Avila dhe Valter Moreno iu ulën 4 vite nga dënimi i Shkallës së Parë duke u dënuar përfundimisht me 8 vite burg.
Po me 8 vjet heqje lirie u dënua Ilir Hyseni.
7 vite e 4 muaj burg do të vuajnë, Gentian Gjoni dhe Klement Dalipi, ndërsa Arjan Dalipi u 6 vite e 8 muaj.
Hetimi për grupin e Xibrakës nisi në 2014 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas një informacioni të mbërritur nga Gjermania.
Sipas hetimit, 9 të pandehurit kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike.
Ata kishin importuar nga Kolumbia për në Shqipëri një sasi lënde, në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë. Për përpunimin e saj, ata kishin ngritur edhe një laborator në Xibrakë të Elbasanit.
Tv Klan